-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga zgjedhja e degëve deri te pranimi në universitet, publikohet kalendari

Kryesoret

Pas përfundimit të provimeve, maturantët i presin një sërë hapash deri në futjen në universitet.

Portali “U Albania” është ai që do ju vijë në ndihmë me informacionet dhe datat për aplikimin. Në datën 29 qershor, maturantët do të përzgjedhin 10 preferencat e tyre. Këshillohet që për Formulari A2 secili të bëjë kalkulimet e pikëve që posedon bazuar në formulat e pranimit në degët e lakmuara dhe t’i krahasojë me ato të fituesit të fundit të një viti më parë. Ndonëse kërkesë-oferta nuk është e njëjtë çdo vit.

Kriteret, konkurset dhe mesatarja

Përpara plotësimit të Formularit A2, ish-maturantët duhet të konsultohen përveçse me formulat e pranimeve, edhe me kushtet. Nuk mjafton vetëm mesatarja 6.5 e qeverisë si prag për të konkurruar. Për disa degë specifike si mësuesia, nota mesatare është më e lartë (7.5). Nota mesatare minimale e aplikimit e miratuar nga qeveria për vitin e ri akademik 2022-2023 është 6.5, ndërsa të rinjtë që e kanë notën mesatare më të ulët kanë të drejtën të aplikojnë vetëm në programet profesionale 2-vjeçare.

Edhe pse qeveria kishte përcaktuar se nota mesatare e aplikimit do të vinte me rritje progresive vit pas viti, për shkak të reduktimit të ndjeshëm të studentëve, u tërhoq. Madje për vitin e ri akademik, u miratua edhe ulja e notës mesatare për disa programe që të çojnë në ciklin e dytë drejt degëve të mësuesisë, nga 7.5 që ishte në 6.5. Nga të gjitha universitetet, vetëm Universiteti i Mjekësisë ka kriter shtesë: mesatare më të lartë aplikimi. Të drejtën e aplikimit në një nga 12 programet e këtij universiteti e kanë vetëm ajo kategori maturantësh që e kanë notën mesatare më të madhe se ajo që ka përcaktuar universiteti, e cila varion nga 7 në 8.5 në varësi të programeve.

Për tri degët kryesore Mjekësi e Përgjithshme, Farmaci dhe Stomatologji, të drejtën të aplikojnë e kanë vetëm maturantët që e kanë notën mesatare 8.5 e lart. Për Shëndetin Publik është 8, ndërsa Higjienist dhe Teknik Dentar nota mesatare minimale e aplikimit është 7. Për të gjitha degët e Fakultetit të Infermierisë së Përgjithshme, kushti i aplikimit për maturantët është nota mesatare 7.5. Veç mesatares, studentët fitues në Universitetin e Mjekësisë 40% të pikëve i marrin nga nota mesatare e provimeve të maturës, 30% nga nota mesatare e shkollës së mesme dhe 30% nga nota mesatare e lëndëve formuese: Fizikë, Kimi dhe Biologji.

Në universitetet e tjera, përfshirë edhe Universitetin e Tiranës, kriteret variojnë në varësi të degëve të studimit, por kryesisht pikët më të shumta kandidatët i marrin nga mesatarja e shkollës së mesme, rreth 70% dhe pjesën tjetër të pikëve i fitojnë nga notat e provimeve të maturës. Përjashtim bëjnë Universiteti i Arteve dhe Sporteve, ku fituesit do të zgjidhen edhe nga pikët që marrin në konkurs.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit