-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prindër të 4 fëmijëve, burrë e grua vriten në atentat në Balldren të Lezhës

Kryesoret

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Balldren të Lezhës, ku çifti Kreshnik dhe Gentjana Mujeci, 39 dhe 32 vjeç, përkatësisht, mbetën të vdekur pas një atentati me armë zjarri.

Rreth orës 14:50, automjeti i tyre tip Audi Q7 u qëllua me mbi 30 plumba, duke i lënë të vdekur në vendngjarje.

Policia ka nisur hetimet dhe për këtë qëllim janë dërguar specialistët e sektorit të Krimeve të Rënda nga Tirana.

Pavarësisht se atentati ka ndodhur në një zonë të banuar, autorët ende nuk janë identifikuar. Ata ishin duke u kthyer në banesën e tyre, pas një ndalese në një lokal në autostradën Lezhë-Shkodër.

Viktima, Kreshnik Mujeci, kishte qenë i arrestuar më parë në vitin 2017 si i dyshuar për vrasjen e Genci Mhillaj në Shkodër.

Në atë kohë, ai ishte akuzuar për vrasje me paramendim dhe për kryerjen e veprës penale “Vrasje me paramendim”, në bashkëpunim.

Kreu i komanduar i Policisë së Lezhës, Arben Nasufi, ka konfirmuar se mjeti i viktimave u godit me breshëri plumbash ndërsa ishte në lëvizje, ndërsa hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit