Kryetari i këshillit kombëtar të PD-së, Edi Paloka kundërshton veprimin që bëri sot Edi Rama për të ngritur flamurin e BE-së në Kryeministri, një ditë pasi u hapën negociatat. Deputeti i PD-së thotë se flamuri në institucionet e shtetit ngrihet vetëm pasi vendi është bërë anëtar me të drejta të plota i BE.
“Meqenese negociatat (me te veten) ka ca vite qe i ka hapur, tani hapjen reale te negociatave po e shet si antarsim me te drejta te plota ne BE !
Dekorata nuk ndan dot me (se i doli boja nje here) po sajon nje ceremoni fallco per ngritje te flamurit te BE ne seline e qeverise ku fton dhe diplomatet e huaj.
Ne fakt flamuri i BE ne institucionet e shtetit ngrihet vetem pasi vendi eshte bere antar me te drejta te plota i BE. Po per Ramen keto jane detaje te parendesishme. Ai jeton ne boten e tij ku ai eshte lider boteror dhe Shqiperia e tij fanar ndricues.
Hallet i kane shqiptaret qe jetojne ne boten reale te tyre, ne Shqiperine vendin me te varfer e me te korruptuar ne Evrope ku krimi dhe mjerimi jane shtruar këmbëkryq” shkruan ai.