Avokati i ri i Popullit do të zgjidhet në shtator në sesionin e ri parlamentar.
Në mbledhjen e grupit të PS-së, socialistët deklaruan se shkak për këtë shtyrje është bërë fakti që mes opozitës nuk ka pasur dakordësi për emrin.
Disa ditë më parë Komisioni i Ligjeve dëgjoi shumë kandidatura dhe në fund fjalën e kishte opozita.
Por për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme, vendimi është shtyrë.
Me një rregull të pashkruar, shumica gjithmonë ia ka lënë pakicës zgjedhjen e Avokatit të Popullit.