Mëngjesin e sotëm, një ditë pas çeljes së negociatave me Bashkimin Europian në godinën e Kryeministrisë është ngritur flamuri i BE-së.
Të pranishëm në këtë ceremoni, ishin Edi Rama, ministra, deputetë të PS-së, diplomatë të huaj, krerët e komuniteteve fetare, por mungonte opozita
Fjalimet u pasuan nga një festë e vogël ku u trokitën gotat për triumfin, por edhe pse Edi Rama i njohu një pjesë së meritës për negociatat, për kundërshtarët politikë nuk kishte ftesa as dje në Bruksel dhe as sot në këtë ceremoni.
Në bisedat me të ftuarit, Linda Rama, bashkëshortja e kreut të qeverisë shfaqet e buzëqeshur. Kryeministri duket i menduar teksa bisedon me ambasadoren Yuri Kim dhe diplomatë të tjerë. Nisja e negociatave shënon një kapitull të ri për Shqipërinë.