Ambasada Gjermane përmes një njoftimi në Facebook, ka lajmëruar se bisedimet për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, kanë filluar.
Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në hapat e ardhshëm dhe në drejtësi, thuhet në njoftim.
Një ndër hallkat kryesore për tu integruar sa më parë në BE, Gjermania thekson se është lufta kundër korrupsionit.
Njoftim
Bisedimet për anëtarësim në BE kanë filluar! Gjermania do të vazhdojë të mbështesë më tej Shqipërinë, edhe në hapat e ardhshëm të zbatimit të reformës në drejtësi. Lufta kundër pandëshkueshmërisë, korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten synimet kryesore të reformave në Shqipëri. Në procesin e anëtarësimit sundimi i ligjit është tejet parësor.