-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I shtuan 2 kate pallatit, procedohen 6 punonjësit e bashkisë

Kryesoret

6 zyrtarët e Bashkisë Vlorë lejuan ngritjen e 2 kateve mbi një pallat te Uji i Ftohtë.

Mësohet se pallati ishte 9-katëshe dhe pronari së bashku me zyrtarët e Bashkisë Vlorë bënë dhe dy të tjera. Bëhet fjalë për një pallat të ndodhur në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:

– G. H., 61 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ndërtuar pa leje, 2 konstruksione hekuri, në katin e nëntë të një objekti, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:

– J. Ç., 34 vjeç, me detyrë Drejtor i Zyrës Urbanistike në bashkinë Vlorë;
– K. M., 33 vjeç, me detyrë specialist i Zyrës Urbanistike, në bashkinë Vlorë;
– R. H., 34 vjeç, me detyrë specialist i Zyrës Urbanistike, në bashkinë Vlorë;
– F. H., 35 vjeç, me detyrë kryeinspektor i IMT, në bashkinë Vlorë;
– I. Z., 31 vjeç, me detyrë inspektor i IMT, në bashkinë Vlorë;
– M. I., 30 vjeç, me detyrë inspektor i IMT, në bashkinë Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas se kanë shpërdoruar detyrën duke lëshuar deklaratë paraprake për kryerje punimesh në kundërshtim me ligjin për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e paligjshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit