-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Tërhiqe pas atë që the”, Alibeaj përplaset me Nikollën në Kuvend

Kryesoret

“Përveçse ke shkelur në mënyrë sistematike prej 2 muajsh rregulloren, sot arrite në një pikë tjetër, duke gënjyer, sapo gënjeve”.

Kështu iu drejtua Alibeaj kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla mbi projektrezolutën që ai ka dorëzuar në Kuvend mbi gjenocidin serb në Kosovë.

“Ka një projektrezolutë të paraqitur më 27 maj nga unë dhe ka një projektrezolutë tjetër që janë si dy pika uji. Me zotin Shehu e kam gjetur gjuhën, kemi mbaruar punë. Do të duhet të ishte futur në seancë që në 27 qershor. Ju thatë se Kosova nuk duhet të na ndajë. Ju po bëheni shkak për të krijuar një ndarje artificiale”, tha Aliabej.

Ndërkohë, Nikolla reagoi duke iu drejtuar Alibejt që të tërhiqte fjalën që ajo ka gënjyer.

Pjesë nga debati
Enkelejd Alibeaj kërkon fjalën për procedurë
Nikolla: Bazohu te rregullorja
Alibeaj: Shih punën tënde atë bëj, e ke butonin aty
Nikolla: Shih punën tënde se punën time e bëj mirë
Alibeaj: Ti shtyp butonin me dorën e atij që ke poshtë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit