Pak pas mesnate, pas 13 orësh debat, parlamenti i Shqipërisë miratoi me 125 vota pro, pra edhe me votat e një pjese të opozitës rezolutën kundër raportit të Dick Marty-t të propozuar nga Partia Socialiste.
Me këtë rezolutë, Parlamenti i Shqipërisë kundërshton raportin e Dick Marty mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
Opozita fillimisht e kundërshtoi duke e kushtëzuar me dy amendamente, PS nuk i pranoi, në fund një pjesë e opozitës votoi pro.