-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Qeveria e Kosovës nis hartimin e ligjit për përcaktimin e çmimit të produkteve bazë

Kryesoret

Qeveria e Kosovës ka shtuar në agjendën legjislative të këtij viti edhe Projektligjin për mbrojtjen e furnizimit me produkte bazë. Kryeministri Albin Kurti, duke arsyetuar hartimin e tij, tha duhet të ketë rregulla për të mbrojtur qytetarin nga vendosja e çmimeve të papërballueshme në sigurimin e ushqimit me produktet bazë.

Qeveria e Kosovës synon që deri në fillim të muajit gusht të hartohet Projektligji për mbrojtjen e furnizimit me produktet bazë.

Kështu është shprehur kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

“Po bëjmë përditësimin e agjendës legjislative në mënyrë që të hartojmë rregulla që do ta mbrojnë qytetarin nga vendosja e çmimeve të papërballueshme në sigurimin e furnizimit të ushqimit me produktet bazë. Për të adresuar gjendjen e krijuar në treg është e pashmangshme që projektligji për mbrojtjen e furnizimit me produktet themelore të hartohet sa më parë, konkretisht deri në fillim të muajit gusht, natyrisht të këtij viti”, ka thënë ai.

Kurti tha se Qeveria duhet t’u përgjigjet me ndërhyrje çmimeve të larta të produkteve bazike.

“Çmimet kur janë të papërballueshme për qytetarët, do të duhej të kenë edhe një përgjigje nga ana e institucioneve”, tha Kurti në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë.

Qeveria e shtoi në agjendën legjislative të këtij viti edhe Projektligjin për mbrojtjen e furnizimit me produkte themelore dhe Kurti tha se për dy javë pret që t’ia bëjnë gati draftin.

“Besoj se rreth dy javë kohë janë të mjaftueshme që Ministria të ma sjellë mua draftin e projektligjit përkatës”.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, javën e kaluar tha se në disa vende është shtrenjtuar buka, pavarësisht se çmimet e grurit dhe miellit kanë rënë për 7%”.

Hajdari tha se po e analizojnë situatën në treg dhe lëvizjen e çmimeve të produkteve esenciale ndërsa njoftoi se e kanë krijuar një grup të dytë pune për masën ligjore për produktet esenciale.

Ky grup do të analizojë se çfarë masa ligjore duhet të merren për produkte si gruri, mielli, buka, sheqeri, orizi, kripa, vezët, sapuni, etj.

Nga pushteti kohë më parë u mor vendimi për vendosjen e çmimit tavan, dhe i marzhës maksimale të fitimit për derivate.

Një gjë e tillë u paralajmërua edhe për produktet bazë, edhe pse ekspertët e cilësuan si shkelje kushtetuese.

Qeveria e ka cilësuar të suksesshëm vendosjen e çmimit tavan për naftën, ndërsa Kurti ka thënë se njëjtë do të veprohet edhe me çmimet e produkteve esenciale, pa shkelur ligjin dhe Kushtetutën.

Po ashtu, Qeveria ka ndarë 1.7 milionë euro për mbështetjen e bizneseve fillestare dhe atyre ekzistuese.

Vendimi u mor në kuadër të zbatimit të masës 1.7 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për skemat e granteve për zanatet.

“Me qëllim të adresimit të shkallës së lartë të papunësisë në vend si dhe aftësimit profesional në zanate, do të mbështesim me grante për vetëpunësim të gjithë ata që janë të gatshëm të mësojnë aftësi të reja, për të cilat do të certifikohen. Vlera e këtyre granteve arrin shumën deri në 3,000 euro, ku granti do të mbulojë blerjen e pajisjeve dhe themelimin e biznesit, pas përfundimit të trajnimit me sukses dhe certifikimit”, thuhet ndër tjerash në masën 1.7 të PRE. Mjetet për këtë, Ministria e Financave do t’ia transferojë Ministrisë së Zhvillimit Rural.

Marrë nga: Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit