-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U godit me thikë nga fqinji, ndërron jetë i moshuari

Kryesoret

Një 77-vjeçar ka ndërruar jetë këtë të enjte, pasi u godit me thikë një ditë më parë në Fier.

Viktima është Haxhi Balla, ndërsa vijon të jetë nën kontrollin e mjekëve djali i tij 53 vjeç Aleks Balla. Ngjarja ndodhi në fshatin Qënas ku për motive të dobëta 38-vjecari Armando Boriçi goditi me thikë babë e bir.

Mësohet se konflikti nisi pas ndezjes së një zjarri nga Haxhi e Aleks Balla tymi i të cilit përfundoi në dritaren e shtëpisë së 39-vjeçarit Boriçi.

Sherri nisi fillimisht me fjalë e shpulla, ndërsa përfundoi me plagosjen me thikë nga 38-vjeçari të Aleks e Haxhi Ballës. Blutë arritën të ndalonin autorin e ngjarjes ndërsa u shoqëruan në spitalin e Fierit dy të lënduarit ndërsa fatkeqësisht 77-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit