Një djalë 5-vjeçar ka humbur në Tiranë, pasditen e sotme. Prindërit kanë denoncuar zhdukjen e djalit.
I vogli ka dalë nga shtëpia dy orë në parë në zonën e Brrylit, përballë maternitetit “Koço Gliozheni” në kryeqytet.

Njoftim
Më datë 21.07.2022, rreth orës 19:00, është larguar nga familjarët (gjyshja e tij), një fëmijë 5 vjeç. Sipas familjarëve dyshohet se fëmija mund të jetë larguar në drejtim të Brrylit.
Fëmija ka veshur bluzë të verdhë dhe tuta të zeza.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për të gjithë qytetarët që mund ta kenë parë fëmijën ose mund të kenë informacion për vendndodhjen e tij, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.









