Tre persona janë vënë në pranga në Podujevë, pasi akuzohet se kanë rrahur imamin e një xhamie në fshatin Lupç i Poshtëm të Podujevës.
“Mbrëmë rreth orës 22:00, policia ka marrë informacionin se në fshatin Lupç i Poshtëm të Podujevës, është gjetur një person i lënduar rëndë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, personi i lënduar Z.B. mashkull (Zeqir Berisha – imam i xhamisë vr.jonë), është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore të Podujevës menjëherë kanë filluar ndërmarrjen e verimeve operativo-hetimore dhe kanë arrit të arrestojnë tre persona të dyshuar.
“Personat e arrestuar janë B.M, mashkul 27vjeç, A.M., mashkul 28vjeç dhe Sh.M. mashkul 25vjeç, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndaj tyre është iniciuar rasti vrasje në tentativë”, ka thënë Ahmeti.