Me rastin e përmbylljes së mandatit të tij, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, zhvillon sot një vizitë në Kosovë, ku do të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe do t’i adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret për vizitë zyrtare, me rastin e përmbylljes së mandatit të tij, presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. (Sheshi “Ibrahim Rugova”, Prishtinë në orën 09:00).
Pas ceremonisë së pritjes presidentja Osmani zhvillon takim me presidentin Meta, pas të cilit do të ketë konferencë për media.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta. (Kabineti i kryetarit, ora 11:05)
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta iu adresohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në orën 11:50.
Presidentja Osmani dhe presidenti Meta marrin pjesë në hapjen solemne të Manifesta-s. (Platoja e Pallatit të Rinisë, Prishtinë, ora 19:50)