-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lefter Koka në gjendje të rëndë, nga burgu përfundon në spital

Kryesoret

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është transferuar këtë të premte në spitalin e burgut për shkak të problemeve me shëndetin.

Lefter Koka u arrestua në dhjetor të vitit 2021. Ai akuzohet për  “Shpërdorim të detyrës”, në bashkëpunim, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. 

SPAK prangosi ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan dhe e akuzon për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion duke përfituar miliona euro nga incerenatorët.

Edhe më parë, ish-ministri është shtruar me urgjencë në spitalin e Burgut.

Në janar 2022, Lefter Koka u dërgua me urgjencë në spitalin e burgut për shkak se kishte çrregullime të sistemit kardiak, pra të zemrës. Nuk dihet nëse shtrimi sot në spital lidhet me të njëjtën arsye, apo Lefter Koka ka probleme të tjera shëndetësore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit