-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama fillon “prerjen e kokave”: Vetëm 5 bashki kampione, Tirana të mësojë nga Shijaku

Kryesoret

Për kryeministrin Edi Rama, bashkitë e Lezhës, Matit, Cërrikut, Belshit dhe Shijakut janë kampione. Dritan Lelin e Vlorës e “kryqëzoi”.

Kemi bashki që janë shembullore, kemi bashki që janë të mira kemi dhe disa që janë problematike. Të qenurit problematike do të thotë problematike për qytetarët.

Kemi gjithë kohën për t’i adresuar problemet dhe për të kapur trenin ku janë më të mirët prej jush. Ne kemi shembuj për të qenë krenarë.

Është krenari që PS sot drejton Lezhën, po të shikojmë nivelin e higjienës në plazh dhe po të shikojmë nivelin e kënaqësisë për ata që pushojnë në Lezhë për shkak të punës që bën bashkia.

Të tillë shembuj ne kemi kudo në të gjithë Shqipërinë deri në bashki të vogla të cilat kanë mundësira të kufizuara, por për shkak të punës sistematike janë shembuj pozitivë.

Që nga shembulli i Cërrikut që është një bashki me halle të trashëguara, që është një bashki që për shkak të pozicionit që ka, ka qenë e lënë pas dore, lidershipi i kryetarit të ri të bashkisë ka bërë diferencën. Belshi, vazhdon të jetë një bashki shembullore.

Ngopja me pushtetin është e atyre që harrojnë se kush i ka çuar atje, nuk është e lidhur me sa herë njerëzit i kanë besuar.

Kemi bashki si Vlora që ka pasur një vëmendje të veçantë me të drejtë nga qeveria, por ka një kryetar bashkie i cili fle gjumë. Vlora me gjithë atë potencial dhe mbështetje që ka nuk duhet ta diskutonte të qenit xixë mëngjes drekë dhe darkë“.

Madje, tha ai, Shijaku në aspektin e rindërtimit ka qenë më mirë se Tirana dhe Durrësi. Ai u kërkoi kryetarëve të tjerë të bashkive që të mësojnë nga këta shembuj.

Ne patëm një proces shumë të dhimbshëm, shumë të vështirë, kompleks, procesi e rindërtimit pas tërmetit dhe bashkia më shembullore në të gjitha bashkitë përfshirë edhe Tiranën është Shijaku.

Në çdo hap, një përgjigje e institucionit sikur të ishte një institucion perëndimor. Në Shijak. Si ndodhi kjo? Mos vallë erdhën nga Gjermania apo Franca nëpunësit e Shijakut që nuk është shkelur asnjë fakt në dokumente?

Shumica e atyre njerëzve që punojnë aty janë ata që punonin më përpara. Çfarë ndryshoi? Ndryshoi lidershipi. Bashkia e Shijakut nuk ka pasur kujdes të veçantë dhe ja ku është sot, është bashki kampione.

Ndërsa dy bashkitë e mëdha, Durrësi dhe Tirana, në këtë proces, pavarësisht se kanë problematika më komplekse, kanë çfarë mësojnë nga bashkia e Shijakut” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit