Presidenti Ilir Meta ka mbajtur fjalimin e tij të fundit si zyrtar i lartë shtetëror në parlamentin e Kosovës. Meta është shprehur për marrëdhënien e ngushtë që kanë dy vendet Shqipëria-Kosova.
Ai ka thënë se Kosova ka bërë shumë përparime dhe se dy vendet kanë nevojë të kenë bashkëpunimi të ngushtë në strategjitë ekonomike dhe shoqërore. Po ashtu ka shtuar se pafajësia e luftëtarëve të UÇK-së do të triumfojë.
“Kur vizitova Kosovën si kryeministër në vitin 2000 theksova se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë nevojë për partneritet dhe jo paternalizëm. Që nga ajo kohë kanë ndodhur ndryshime të mëdha që nga shpallja e pavarësisë te njohja nga shumë vende të botës dhe organizatat ndërkombëtare.
Për Kosovën kanë ndodhur ngjarje shumë madhore. I kam qëndruar besnik filozofisë së partneritetit. Kosova e anëtarësuar në shumë organizata ndërkombëtare. Lidhje e pandashme mes Shqipërisë e Kosovës. Marrëdhëniet tona të jenë vëllazërore e strategjike. Të bashkëpunojmë me sukses në të gjitha nivelet. Shqipërinë dhe Kosovën i lidh gjithçka. Krenohemi me luftën e UÇK, të mbetet e panjollosur. Pafajësia e udhëheqësve të UÇK do të triumfojë. Ne kemi shumë të drejtë të krenohemi me peshën e ngritur. Por duhet të ndalim urgjentisht hemorragjinë e largimit të njerëzve”, tha Meta.