Vllaznia ka barazuar 1-1 në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Conference League kundër Universitatea Craiova-s në stadium “Loro Boriçi” ku pati mbështetjen e më shumë se 14 mijë tifozëve.
Edhe Laçi barazoi në transfertën moldave kundër Petrocub. Takimi i kthimit do të luhet pas një jave në “Elbasan Arena” ndërsa fituesi i kësaj përballjeje do të sfidojë fituesin e çiftit Fehervar-Qabala.