Prej javësh vendi është i përfshirë nga zjarret.
Së fundmi raportohet se në aksin Kardhiq-Sarandë në fshatin Vërdho është regjistruar një vatër zjarri.
Flakët janë përhapur duke djegur sipërfaqe me shkurre. Nuk dihet se si ka ndodhur zjarri, ndërsa vihet re një sipërfaqe tymi që ka mbuluar zonën.