Epidemiologu, Ilir Alimehmeti ka reaguar lidhur me situatën e COVID-19 në vend.
Ai ka theksuar se sot ka qenë dita e parë që janë regjistruar më pak raste dhe se shtrimet në spital mbeten të ulëta.
Sipas tij ky është vetëm sinjali i parë dhe nëse edhe gjatë javës situata do të jetë e njëjtë, do të thotë se kulmi i valës është kaluar rreth një javë më parë.
Postimi i plotë
Dita e parë që bien rastet aktive (zyrtare) gjatë valës BA.5!
Dje 9.725 pacientë aktivë
Pardje 9.826 pacientë aktivë
Ndërkohë të shtruarit në spital mbeten prej javësh në nivel të ulët të qëndrueshëm (30 të shtruar).
30 / 9.725 = 0.3% e rasteve aktive janë shtruar në spital (ngjashmërisht me viroza të tjera).
Është vetëm një sinjal i parë, por nëse konfirmohet gjatë javës do të thotë që kulmi i valës është kaluar rreth një javë më parë!
Fundjavë të mbarë!