Disa detaje të reja janë zbuluar nga atentati në Milot, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi dhe i plagosur në gjendje të rëndë Ylli Brahimi.
Mësohet se zona ku ka ndodhur ngjarja ka qenë pranë shtëpisë së Brahimit, shtëpia e tij së bashku me rrugën kanë qenë të monitoruara nga kamerat. Ajo që ngre më tej dyshimet dhe që e bënë gati të pamundur identifikimin e autorëve është fakti se ato nuk kanë funksionuar në momentin e atentatit.
Kjo ka sjellë në mosfilmimin e asnjë imazhi të vrasësve, të cilët janë pozicionuar në vendin ku kanë planifikuar vrasjen e dyfishtë.
Deri më tani mësohet se janë shoqëruar me qindra persona në komisariat, por policia ende nuk ka një të arrestuar.