Era ka favorizuar zjarrin në Bërzanë të Lezhës dhe flakët tashmë janë rrezik dhe për banesat e fshatit.
Ne terren ndodhen forcat e ushtrisë, zjarrfikësit dhe autoritete të tjera, te cilët janë vendosur pranë zonës se banuar, duke mbrojtur banesat.
Zjarri u riaktivizua që prej mesditës të së enjtes dhe vijon të jetë ende aktiv.
Po ashtu situata paraqitet kritike në Lushnje, ku janë djegur 30 hektarë me ullinj, Panaja Vlorë, në këtë zonë zjarrfikësit e kanë të vështirë të ndërhynë.