Laçi u trondit mbrëmjen e së premtes nga breshëria e kallashit, ku mbeti i vdekur Klisman Preçi dhe i plagosur Ylli Brahimi.
Autorët dogjën makinën në Krujë dhe u zhdukën. Dy personat, viktima dhe i plagosuri u kishin shpëtuar atentateve pak kohë më parë.
Pistat janë disa. Por nuk përjashtohet lidhja e atentatit në Laç me vrasjen e trefishtë të dielën në Fushë Krujë.
Klisman Preçi dhe Brahimi kishin njohje me njërin prej viktimave të atentatit të së dielës dhe jo vetëm.
Brilant Martinaj që u vra të dielën ishte kushëriri i Ervis Martinajt, njohje e vjetër e Ylli Brahimit që u plagos sonte.









