-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po mbytej, rojet i shpëtojnë jetën 10-vjeçarit

Kryesoret

Një tragjedi është shmangur ditën e sotme në plazhin e Spilles. Dallgët kanë marrë një 10-vjeçar, i cili rrezikohej të mbyetej.

Në ndihmë i kanë ardhur rojet bregdetare, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë dhe e kanë dërguar për në spital. Mësohet se i mituri është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Policia Kufitare dhe vrojtuesi i plazhit shpëtojnë një 10-vjeçar që rrezikonte mbytjen.

Rreth orës 16:00, në plazhin Spille, Kavajë, nga shërbimet e Policisë Kufitare Spille dhe vrojtuesi i plazhit iu dha ndihma e parë një 10-vjeçari, pushues në plazhin Spille, pasi rrezikonte të mbytej.

Shërbimet e Policisë Kufitare që ishin në patrullim në bashkëpunim me vrojtuesin e plazhit kanë konstatuar, në momentet e para, 10-vjeçarin që kishte pirë shumë ujë dhe si pasojë e rrezikut për mbytje menjëherë i kanë ardhur në ndihmë.

Fëmija 10 vjeçar është transportuar në Spitalin Rajonal Kavajë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit