Një 25-vjeçar nga Tirana, është kapura nga policia teksa po transportonte 4 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të BE-së.
Policia bëri të mundur arrestimin e tij në Pogradec, dhe në makinë kishte 4 emigrantë, njëri prej tyre ndodhej në bagazh.
NJOFTIMI I POLICISE
Vihet në pranga 1 tjetër shtetas i cili u kap duke transportuar, kundrejt shpërblimit, 4 emigrantë të paligjshëm.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Ç., 25 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë Rrugore, kanë konstatuar në qytetin e Pogradecit, shtetasin M. Ç., duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, në drejtim të Tiranës, 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve u kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt shpërblimit.