-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Atentati në Milot, 100 plumba drejt makinës, 12 të shoqëruar në polici

Kryesoret

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me atentatin në Milot, ku u vra 28-vjeçari Klisman Tuçi (Preçi) dhe u plagos 46-vjeçari Ylli Brahimi.

Mësohet se grupi hetimor ka vijuar punën gjatë gjithë natës së kaluar, ku ka shoqëruar deri më tani 12 persona.

Janë kontrolluar dhe administruar pamjet filmike të subjekteve përreth vendit, ku ka ndodhur ngjarja, si dhe të rrugëve nga ku dyshohet se mund të kenë lëvizur në ardhje e largim autorët e dyshuar.

Grupi hetimor ka ushtruar kontroll në 8 ambiente, me qëllim grumbullimin e provave, si dhe ka sekuestruar në vendngjarje 108 gëzhoja, që janë dërguar për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore, së bashku me provat e tjera nga vendi i ngjarjes.

Për hetimin e ngjarjes, policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor, nën drejtimin e prokurorit, ku po aplikohen e përdoren teknikat dhe metodat speciale te hetimit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit