-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy të vdekur dhe rreth një mijë të infektuar me COVID-19

Kryesoret

Dy qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e Covid-19. Viktimat janë një 86-vjeçare nga Durrësi dhe një qytetare nga Tirana 91 vjeçe.

Ndërkohë, kanë rezultuar të infektuar 965 qytetarë nga 1984 testime që janë kryer në të gjithë vendin.

412 raste pozitive janë në Tiranë, 89 në Fier, 81 në Durrës, 39 në Vlorë, 33 në Lushnje, 32 në Kavajë, 27 në Shkodër, 26 në Berat, 20 në Sarandë, 18 në Kamëz, nga 17 qytetarë në Divjakë, Dimal, 16 në Himarë, 13 në Vorë, nga 11 qytetarë në Lezhë, Krujë, nga 10 qytetarë në Gjirokastër, Tepelenë, 9 në Gramsh, 8 në Vau i Dejës, nga 7 qytetarë në Kurbin, Patos, nga 6 qytetarë në Tropojë, Mallakastër, Korçë, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Shijak, Roskovec, Delvinë, Skrapar, Poliçan, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Selenicë, Libohovë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Has, Rrogozhinë, Dibër, Finiq.

Janë 9,810 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë.

Janë shëruar 843 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 291,553 që nga fillimi i epidemisë. 

Statistika (24 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 965
Të shëruar në 24 orë 843
Të shtruar në spitale 30
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1984

Testime totale 1,902,429
Raste pozitive 304,890
Raste të shëruara 291,553
Raste Aktive 9,810
Humbje jete 3,527

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 5,734
Durrës 738
Fier 698
Vlorë 560
Berat 414
Shkodër 385
Elbasan 381
Lezhë 271
Korçë 259
Gjirokastër 173
Dibër 136
Kukës 61

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit