Mbrëmjen e sotme Presidenca do të ndryshojë drejtuesin.
Ish-gjenerali Bajram Begaj rreth orës 17:45 është nisur nga shtëpia për në parlament ku do të betohet në ceremoninë e veçantë që nis në 18:00.
Më pas në 19:30 do të shkojë në Presidencë, ku e pret Ilir Meta për t’i dorëzuar detyrën që do të pasohet nga të shtënat e topave, që do të jenë 21.
Në ceremoninë që do të zhvillohet në sheshin përpara Presidencës pritet që të jenë gati 400 të ftuar, mes të cilëve edhe personalitete të huaja.
Ilir Meta mbrëmjen e djeshme mësohet se ka marrë të gjitha sendet personale duke i zhvendosur.
Nesër ai do të jetë në konventën e LSI-së për të zyrtarizuar rikthimin te partia që themeloi.