Zyrtarisht sot 23 gjyqtarë të rinj janë futur në sistemin e drejtësisë pasi kanë përfunduar shkollën e magjistraturës. Gjyqtarët e rinj morën bekimin e kryetares së KLGJ-së, Naureda Llagami për të nisur karrierën.
Megjithatë, edhe me 23 gjyqtarët e rinj është e pamundur që të plotësohen hapësirat e krijuara nga vettingu në sistemin e drejtësisë.
Pak javë më parë Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela në raportimin e tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë tha se ka 116 prokurorë mungesë në sistem për shkak të vakancave.
Gjatë vitit 2021, asnjë prokuror nuk u emërua në sistemin e drejtësisë. Shkak i kësaj situate u bë mungesa e vitit të tretë të magjistraturës, nga ku dalin prokurorët dhe gjyqtarët e rinj.
Mungesa e gjyqtarëve ka sjellë si rezultat rreth 120 mijë dosje stok në gjykata.