-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Amnistia fiskale, Klosi: Të punosh në të zezë s’është punë e zezë, mos tallemi me vuajtjet e shqiptarëve

Kryesoret

Ndër të tjera, teksa ishte i ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo”, Sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi, u pyet edhe për projektligjin e amnistisë fiskale.

Shqiptarët nuk mund t’i mbajnë paratë e tyre nën sëndukë gjithë përjetësisht, tha Klosi.  

“Amnistia fiskale është një nga temat e forta në proces. Kështu është kur nuk merr pjesë në proces. Nuk ka pasur asnjë zë nga opozita. Aq shumë qytetarë thanë pro amnistisë fiskale. Të punosh në të zezë nuk është punë e zezë. Kur shtojnë pllaka në të zezë, e kanë të vështirë për leje pune. Problematika të njerëzve hallexhinj, janë përpjekur të punojnë dhe u kanë ngelur lekët. Ata kanë mbledhur lekët pa u licencuar dhe tani nuk mund t’i mbajnë këto para përjetësisht nën sëndukë.  Të mos tallemi me vuajtjet e tyre.

Nuk kam takuar njeri që të jetë kundër këtij procesi lehtësues për kaq shumë shqiptarë emigrantë kudo në botë”, u shpreh Klosi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit