Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant balla ka dorëzuar sot në SPAK denoncimin e tin për ndërtimin te kompleksit Partizan.
Ai është shprehur se denoncimin që e nisi në 2012, kur ishte në opozitë nuk e harroi. Kompleksi Partizani u privatizua në kohën e Berishës dhe u shit nga ministrie Mbrojtjes për vetëm 100 milionë lekë. Sipas tij ai iu dha dhëndrit të ish-kryeministrit.
“Prej vitit 2012 dhe pa asnjë ndërprerje vit pas viti, kam denoncuar grabitjen e kompleksit Partizani, duke përvetësuar ndërtesat dhe fushat e futbollit mu në qendër të Tiranës. Sot në SPAK depozitohen prova të reja të kësaj mega-grabitje. Kam shumë besim se Drejtësia e re do t’i shkojë deri në fund!” është shprehur Balla.