-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flet nga LSI/ Meta reagon për herë të parë për lëvizjet në qeveri

Kryesoret

Paraditen e sotme, ish-presidenti Ilir Meta pasi mbylli mandatin 5 vjeçar në krye të shtetit shkoi në selinë e LSI-së për të marrë teserën e partisë që themeloi në 2004 për t’u rikthyer në politikën aktive. Komenti i parë ishte për ndryshimet në qeveri që Edi Rama firmosi dje dhe njoftoi sot. Referuar shkarkimit të kryenegociatorit Zef Mazi, Ilir Meta tha se u lirua sapo nisën negociatat dhe kjo sipas tij tregon se Edi Rama e urren meritokracinë.

Ka 24 korrik, por ka edhe 25 korrik, një ditë e re, agim i ri dhe rrugë e re. Erdha sot këtu, sepse kisha pak nostalgji për këtë dokumentin e LSI-së (teserën), edhe sepse jam krenar që kam krijuar në vitin 2004 një forcë politike për të shpëtuar integrimin e Shqipërisë, që mbahej peng nga PS dhe falë atij angazhimi të LSI-së, u bë rrotacioni, ku kleptokracia humbi mbi 20 e ca mandate, dhe falë atij rrotacioni në 2006 Shqipëria firmosi marrëveshjen e MSA-së, që Mali i Zi dhe Serbia e firmosën më pas, por ata i kanë çelur negociatat ne në pamundësi për t’i shtyrë nga regjimi në Tiranë.

Na i hapën tani dhe shkarkuan kryenegociatorin pa nisur akoma negociatat. Kjo tregon se urrejnë llogaridhënien dhe zgjedhjet, konkurrencën, pluralizmin dhe median e lirë. Jam shumë krenar për atë forcë që krijova dhe që i dha vendit stabilitet, por edhe liberalizimit të vizave falë koalicionit me PD-në, por që ka meritat e saj për marrjen e statusit kandidat” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit