Një 58-vjeçar është vënë në pranga nga policia pasi dogji një sipërfaqe të mbjellë me sherebelë.
“58 vjeçari me inicialet H. D., , banues në fshatin Tërpan, Poliçan, dyshohet se ka ndezur zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me sherebelë, në pronësi te shtetasit F. D., në fshatin Paraspuar, Poliçan”, njofton policia.
Po ashtu në Dibër policia ka arrestuar 2 persona të tjerë po për zjarrvënie të qëllimshme.
“A. K., banues në Klos dhe A. O., banues në Gjoricë, pasi dyshohet se këta shtetas kanë ndezur zjarr përkatësisht në fshatrat Plan i Bardhë dhe Gjoricë dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur sipërfaqe pyjore,” ka njoftuar policia.