Nga Konventa e LSI, ku u rikthye pas mbylljes së mandatit të Presidentit të Republikës, Ilir Meta u shpreh se mezi pret të rikthehet për mandatin e dytë në këtë institucion.
“Dje dorëzova, sipas kushtetutës, detyrën e Presidentit të Republikës. Përfundova mandatin e parë si president. Pata eksperiencën e të provuarit të tre pozicioneve të larta në këtë shtet.
Ku jam ndjerë më mirë? Çdo ditë e çdo sekondë, në detyrën e presidentit të Shqipërisë. Mezi pres të kthehem për të përmbushur mandatin e dytë”, tha Meta.