-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Meta kërcënon Ramën me popullin në shesh: Koha për besëlidhje

Kryesoret

Ish-presidenti Ilir Meta sapo doli nga zyra e kreut të shtetit është hedhur në sulm kundër qeverisë Rama, tashmë pa doreza.

Mëngjesin e sotëm mori teserën e LSI-së duke theksuar se po bëhet gati për konventën pasdite, ndërsa në Facebook ka shpërndarë disa postime me mesazhe të qarta.

Në postimin e fundit, ai ka nxjerrë një video nga mitingu i 2 marsit të dy viteve më parë dhe flet për një besëlidhje me shqiptarët për të larguar këtë qeveri.

“Një besëlidhje kuqezi për triumfin e sovranitetit dhe referendumit! Misioni i 2 Marsit, nuk ka përfunduar. Sapo ka rifilluar.

Me vizion, ide dhe energji të reja, së bashku për një mision: Fitoren e Sovranitetit dhe Referendumit. Koha është tani” shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit