LSI do të mbajë këtë të hënë Konventën Kombëtare, kjo erdhi një ditë pas largimit të Metës nga Presidenca.
Ilir Meta ka deklaruar dhe më herët se do të jetë në krye të partisë.
Konventa do të bëhet për rikonstruktimin e partisë dhe bërjen gati për zgjedhjet lokale. Mësohet se ajo do të ketë një frymë të re. LSI u krijua në 2004 nga vetë Meta, por dyshohet se ditën e sotme do të ketë ndryshim të emrit.
Në një foto të publikuar së fundmi ai ka shkruar “një horizont i ri plot dritë dhe shpresë,” ndërkohë që pak ditë më parë ai postoi një foto me mbishkrimin “Agimi i Ri,” që u aludua si emri i ri i partisë.