-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nga qelia në shtëpi, ish-shefi i krimeve: E drejta do dalë

Kryesoret

Ish-shefi i krimeve në Shkodër Saimir Rrustemi ka reaguar për herë të parë pas arrestimit pak ditë më parë dhe lirimit që i bëri dje gjykata duke e çuar në arrest shtëpie.

Në një postim në Facebook, ai shprehet se nuk ka marrë pjesë në asnjë tender, që gjë për të cilën akuzohet dhe beson se e vërteta do të dalë shumë shpejt.

Ju falenderoj pa fund per mbeshtetjen. Ju ishit forca ime ne kete moment shum te veshtire. E drejta ime do dale ne drit, por ju garantoj se pamvarsisht atyre qe akuzohem, une asnjehere ne jeten time nuk kam mare pjese ne nje tender sado te madh apo te vogel, ASNJEHERE!!!! Zoti ua shpërbleftë” shkruan ai.

Ish-shefi i krimeve së bashku me 10 nga 13 policët e arrestuar u liruan nga qelia. Ata akuzohen për shpërdorim të detyrës dhe korrupsionit pasi dyshohet se kanë abuzuar me tenderat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit