Sekretari organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, teksa ishte i ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo”, u pyet ndër të tjera edhe për reformën territoriale.
Ai u shpreh se ka vend për zvogëlimin e numrit të bashkive. Ai theksoi se kjo do të ishte në të mirë të qytetarëve.
“Ka vend për zvogëlimin e numrit të bashkive. Ndarja do të ishte negative për komunitetin ku ndodh. E mira kolektive është që bashkimi bën vetëm mirë dhe një bashki e madhe e menaxhon më mirë territorin.
Nuk e di pse opozita thotë se duhet të ketë më shumë bashki”, tha Klosi.