-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gota e rakisë që zbuloi vrasësin e drejtorit në Lezhë

Kryesoret

Dorjan Keqi 40-vjeç u vendos dje në pranga si autor i vrasjes së Saimir Jakut në 2016 pranë komisariatit të policisë së Rrëshenit. Për 6 vite, killeri, që sipas policisë është paguar nga një grup kriminal në Lezhë lëvizi i lirë, por tashmë është pas hekurave.

Policia e arrestoi dje në gjykatë ku ishte paraqitur për një gjyq për shkak se ishte kapur pak kohë më parë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Në atë moment u arrestua, iu morën shenjat e gishtave për të vijuar më pas procedurën.

Por nga analiza që iu bë shenjave të gishtave u zbulua lidhja me vrasjen e Jakut, por si? Sipas burimeve nga policia në vendin ku autori dogji makinën e vrasjes së ish-drejtorit të OST-së, Jaku u gjet një kuti shkrepëse me të cilën killeri dogji automjetin për të humbur gjurmët.

Por u tregua i pakujdesshëm duke mos e djegur. Policia në shkrepëse gjeti gjurmë gishtash që janë të njëjtat me ato të Keqit duke çuar në arrestimin e tij. 6 vite në arrati dhe në fund u desh që të kapej i dehur 40-vjeçari për të zbuluar vrasjen, por ende jo grupin kriminal.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit