Disa detaje të reja janë zbuluar nga zbuluar nga djegia e makinës gjatë orëve të natës në lagjen 17 në Korçë.
Policia ka bërë me dije se pronari i makinës është Arjan Zengo, i cili është problematik dhe është arrestuar më herët për lëndë narkotike.
Makina ka qenë e parkuar kur i është vënë flaka.
Korçë
Më datë 25.07.2022, rreth orës 23:55, në lagjen nr. 17, Korçë, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip “Benz” në pronësi të shtetasit A. Z., banues në Korçë, i cili ka qenë i parkuar në rrugë. Nga hetimet e kryera, dyshohet se zjarri mund të jetë vënë qëllimisht. Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve si edhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për hetime të mëtejshme.