Ish-Presidenti Ilir Meta mesditën e sotme ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook logon e Partisë së Lirisë, ish-Lëvizja Socialiste për Integrim.
Logoja është një rreth i kuq me dy silueta shqiponje dhe emrin “Partia e Lirisë”.
Pas pak minutash, Meta që tashmë është në krye të organizimit pas rithemelimit të partisë do të ketë një komunikim me gazetarët.
Vendimi për ndryshimin e emrit të partisë nga LSI në Partia e Lirisë u zyrtarizua mbrëmjen e djeshme në Konventën e kësaj force politike.