-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Misteri i vdekjes së “mbretit” polak në Tiranë, eksperti: Lojë e spiunit?

Kryesoret

Mediat dhe segmente të caktuara në Poloni kanë ngritur dyshime mbi misterin e vdekjes së 73-vjeçarit Andrzje Izdebski, një tregtar i famshëm armësh dhe aparatesh frymëmarrjeje, që ndërroi jetë para një muaji në Tiranë. Andrzje Izdebski, në arrati që prej vitit 2021, ishte nën hetim nga prokuroria polake për shkelje të kontratave shtetërore. Dyshohet se ai ishte një  ish-pjesëtar i shërbimit sekret polak, por në tre dekadat e fundit njihej në Poloni, si “mbreti” i tregtisë së armëve, duke i çuar ato nga vendet e Europës Lindore deri në Korenë e Veriut.

Vdekja e tij në Tiranë konsiderohet misterioze në Poloni, duke parë interesat miliona dollarëshe, kontaktet me shërbimet sekrete dhe mafien. “Interesat miliona dollarëshe, kontaktet me shërbimet sekrete dhe mafien, dhe balancimi në prag të jetës dhe vdekjes – kjo është buka e përditshme e tregtarëve të armëve.

Dhe kjo është arsyeja pse vdekja e supozuar e njërit prej tyre, Andrzej, i përfshirë edhe në tregtinë e aparateve të frymëmarrjes, ngre gjithnjë e më shumë pikëpyetje” shkruajnë mediat polake.

Ekspertët e bëjnë të qartë se çështja është misterioze. “Gjëja e parë që më erdhi në mendje është se kjo vdekje mund të mos jetë plotësisht e vërtetë. Këto janë shoqëri klanore dhe është jashtëzakonisht e lehtë të falsifikosh vdekjen në mënyrë korruptive. Nuk duhet të jetë një arratisje në Amerikën e Jugut, mund të jetë thjesht një arratisje në Ballkan.

Gjëja e parë që më erdhi në mendje, është se kjo vdekje mund të mos jetë plotësisht e vërtetë. Por pa mbështetjen e duhur të palës shqiptare, mbërritja tek e vërteta mund të jetë e vështirë, në mos e pamundur.

Për momentin prova e vetme është certifikata e vdekjes dhe informacioni i policisë shqiptare për gjetjen e trupit. Nëse dikush tregton armë në Poloni, nuk ka gjasa që kjo të ndodhë pa mbrojtjen e shërbimeve. Ai duhet të ketë pasur një lloj ombrellë mbrojtëse. Në vendin tonë inteligjenca ushtarake është marrë gjithmonë me tregtinë e armëve.

Ai vuri duart në të gjitha transaksionet e tilla. Dhe kështu ka ndodhur që nga mesi i viteve 1980. Shqipëria dhe disa nga vendet fqinje të Ballkanit janë parë prej vitesh si një vend ku krimi i organizuar po ecën mirë.

Dhe pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve të këtyre vendeve, pak mund të bëhet për këtë. Ballkani ka qenë gjithmonë rruga kryesore kriminale. Këtu u përqendrua kontrabanda e armëve, drogës dhe njerëzve”, shpjegon Robert Cheda, ish-analist në Agjencinë e Inteligjencës së Jashtme.

Në Shqipëri Andrzje Izdebski kishte pasur disa kontrata bashkëpunimi me shqiptarë për tregti armësh në disa vende. Ai ishte ortak në disa kompani me gruan e ish-kreut të SHISH, Ylli Zyla.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit