Delegacioni i kryesuar nga Senatori Tommaso Nannicini do të zhvillojë një takim në datën 26 dhe 27 korrik me përfaqësuesit e ministrisë së Punës dhe Institutin Kombëtar të Sigurimeve Shoqërore.
Ata do të negociojnë me palën shqiptare marrëveshjen mbi njohjen e sistemeve të pensioneve dhe të sigurimeve shoqërore ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë, me qëllim arritjen e bashkimit të kontributeve shoqërore për ata shtetas që kanë punuar në të dy vendet.
Konferenca për shtyp lidhur me komunikimin e rezultateve të arritura gjatë takimit të parë të negociatave do të mbahet pranë Rezidencës së Italisë në datën 27 korrik në orën 12.30.