-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensione mes kandidateve për kryeministër në Britaninë e Madhe

Kryesoret

Kandidatët për kryeministra të Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe Lizz Truss, kanë zhvilluar debatin e tyre të parë televiziv.

Me tone mjaft të ashpra ata kanë kanë diskutuar të ardhmen e ekonomisë së Anglisë.

Ish-sekretari britanik i Thesarit dhe ministrja e Jashtme britanike garojnë për pozitën e kryetarit të Partisë Konservatore, pozitë që mundëson me automatizëm edhe pozitën e kryeministrit, pas dorëheqjes së Boris Johnsonit javë më parë.

Sunak i ka thënë Trussit se plani i saj për taksa “do të përballë miliona njerëz me mjerim” dhe diçka e tillë do të bie si barrë për Partinë Konservatore në zgjedhjet e ardhshme. Truss ka thënë se rritja e taksave, vendim i Sunakut, do të çojë në recesion. Të dy garuesit – të cilët kanë qenë në kabinetin e njëjtë deri tri javë më parë – kanë pasur me raste qëndrime shumë të ashpra ndaj njëri-tjetrit.

Pas debatit, mbështetësit e Trussit janë ankuar se Sunak ka qenë shumë agresiv ndaj saj, diçka që kampi i Sunakut e ka mohuar. Megjithatë, të dy kanë zbutur tonet në fund të debatit. Truss ka thënë se do të donte ta kishte Sunakun në ekipin e saj, nëse bëhet kryeministre.

Sunak, në anën tjetër, ka lavdëruar qëndrimin e Trussit ndaj Rusisë. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe kryeministri britanik Boris Johnson. Kiev, 17 qershor 2022.

Të dy konkurrentët do të bëjnë fushatë në javët në vijim për të bindur rreth 180,000 anëtarët e Partisë Konservatore me të drejtë vote. Fituesi i zgjedhjeve do të bëhet publik më 5 shtator. Johnson, i cili ka dhënë dorëheqje më 7 korrik, pas disa muajsh të skandaleve etike, vazhdon të jetë në krye të Qeverisë britanike, derisa t’i zgjidhet pasardhësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit