-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Veliaj: Hapet gara për ndërtimin e Teatrit Kombëtar

Kryesoret

Është mbledhur pasditen e sotme Këshilli Bashkiak me në krye kryebashkiakun, Erion Veliajn, për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Gara për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar u shty pas pandemisë së Covid-19 dhe pasigurisë që shkaktoi agresioni rus me luftën në Ukrainë.

“Vendimi i parë ka të bëjë me reflektimin e një ndryshimi në buxhet që ka të bëjë me ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Asnjë nuk e kishte pritur që lufta në Ukrainë do të sillte trazim total të tregjeve, sidomos në çmimet e hekurit, çelikut dhe të betonit. Kryesisht këto kanë elementët bazë. Prandaj ne e kishim të pamundur të hapnim një garë ndërkombëtare me çmimet e para luftës.  Kështu që i kemi kërkuar Ministrisë së Kulturës dhe Ministrisë së Financave që të indeksojmë çmimin, pra që të indeksojmë me çmimet që janë sot, sepse ndryshe ne rrezikojmë që të na dështojë kjo garë dhe të vazhdojmë me përsiatjet e betejave për teatrin, ku ju e dini fare mirë që futet edhe politika dhe njerëz që nuk kanë qenë ndonjëherë në teatër.”, tha Veliaj. 

Çfarë ndodhi?

Para tre vitesh, ndërtimi i Teatrit u shty për shkak të krizës së çmimeve, dhe rritjes së produkteve që përdoren për ndërtim.

Kujtojmë se pas tri vitesh përplasje Teatri Kombëtar u shemb në orët e para të 17 majit 2020. dhjetëra forca policie rrethuan godinën e zbrazën për t’iu lënë më pas vendin fadromave të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit që nisën rrafshimin e të dyja godinave, atij Eksperimental dhe Kombëtar, ligjërisht një kompleks. Grupi i artistëve të Teatrit Kombëtar së bashku me disa politikanë u shoqëruan për disa orë në komisariat, por më pas u liruan.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit