-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Seanca për Erion Veliajn shtyhet për në 5 janar

Kryesoret

Seanca e radhës për Erion Veliajn në GJKKO është shtyrë për më 5 janar, pasi kryebashkiaku i Tiranës nuk ka përfunduar ende mbrojtjen e tij ligjore.

Gjatë seancës së sotme, kërkesat e Veliajt për të dalë nga kafazi i qelqtë dhe për të pasur mundësinë të njohë më mirë dosjen prej 60 mijë faqesh u rrëzuan. Pas këtij vendimi, ai tërhoqi avokatin e tij, Artan Gjermeni, dhe gjykata caktuan një avokate të re, Valentina Teodoreskun, për të vazhduar mbrojtjen e tij.

Seanca u shty për të dhënë kohë të mjaftueshme për përgatitjen e mbrojtjes, pas kërkesës së mbrojtjes së Veliajt për më shumë kohë për të lexuar dosjen. Veliaj ndodhet në paraburgim që nga shkurti i këtij viti dhe është i akuzuar për një sërë veprash penale, përfshirë korrupsion dhe shpërdorim detyre.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit