Ish-kryeministri Sali Berisha paralajmëroi anulimin e kontratës prë dhënien me koncesion të parkut të Butrintit duke i bërë thirrje fondit të tërhiqet nga ky projekt.
“Janë përjashtuar nga plani i këtyre që kanë përfituar dhe këtë e ka bërë fondi, ka bërë projektin e menaxhimit vetëm të zonës A1. Të tjerat nuk ekzistojnë. Plan ii menaxhimit, ai që do të fitonte tenderin. Juristja ishte autorja e kontratës. Këto pjesë të kontratës nuk duhet të shkojnë në parlament. Ndërtohej gjithçka mbi bazën e konfliktit të interesit.
Përjashtoheshin specialistët më të mirë dhe ai është një model që duhet anuluar. I bëj thirrje fondit të tërhiqet, të rishqyrtojë gabimet që ka bërë dhe të heqë dorë nga projekti. Butrinti për mua është parku më i bukur në botë. Sepse ka një gërshetim të natyrës, panoramës, të gjetjeve arkeologjike. Është një pamje magjepsëse që nuk e gjen kund. Kështu që ne qëndrojmë. Ajo kontratë është e papranueshme dhe do anulohet. I sugjeroj fondin të shikojë qëndrimin ndaj kësaj kontrate”, tha Berisha.
Ai u shpreh se Ballkani i Hapur synon ndarjen e Kosovës ndërsa u ndal te efektet që kanë sjellë marrëveshjet e kësaj iniciative në tregtinë e produkteve bujqësore.
“Do ketë një ligj të hekurt për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Është një agresion ndaj kombit në shumë aspekte. Merrni ju Ballkanin e Hapur. Unë e kam deklaruar që ai projekt është ndarja e Kosovës. Jam marrë me pasojat katastrofale për fshatin shqiptar dhe prodhimet e tyre po zëvendësohen, Janë rritur importet nga Serbia, kanë rënë në mënyrë katastrofale eksportet bujqësore.
Është moment jo i favorshëm për ne si komb. Ne jemi komb i vjetër dhe kombet e vjetra mbijetojnë. Ne këtë betejë do ta votojmë. Ne e pamë si vepron kopeja. Kur u ngritën kartonat për Srebrenicën. Ky urdhëronte dhe ata ngriheshin në këmbë. Ju garantoj që shqetësimet që ngritët këtu do jenë pjesë e programit. Ai teatër kombëtar do ndërtohet si ka qenë”, deklaroi ish kryeministri.