Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka organizuar këtë pasdite një takim për trashëgiminë kulturore, nisur nga zhvillimet e fundit të Butrintit.
Berisha tha se Butrintin e shpërbënë me një qëllim të vetëm, që të pushtohet kepi i Stillës. Ai deklaroi se në këtë zonë do të ndërtohen 620 vila nga Edi Rama dhe oligarkët e tij.
“Janë 620 vila që po bëhen gati, Edi Rama me oligarkët e tij. Jam njeri që kam punuar intensivisht me Fondi shqiptaro-amerikan, dhe e kam lavdëruar për suksesin e projekteve.
Jam zhgënjyer thellësisht kur dëgjoj deklaratën e tyre se ajo është punë e qeverisë. Ajo është punë e çdo të qytetëruari. Nëse qeveria shpërbën Parkun Kombëtar për abuzivitet e korrupsion, ajo është punë e çdo qytetari të civilizuar,” tha Berisha.