“Ditë fitoreje”, kështu e ka konsideruar Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj marrëveshjen për pensione mes Italisë dhe Shqipërisë. Ibrahimaj theskoi se kjo marrëveshje përfshinë, sigurimet për përfitimet e lindjes dhe sigurimin për papunësinë.
‘Marrëveshja që është dakordësuar mbulon pension e pleqërisë. Sigurimit për përfitimet e lindjes dhe sigurimin për papunësinë. Çdo shqiptar që ka punuar prej vitesh në Itali dhe në Shqipëri do t’i njihen vitet e pensionit në momentin që ky individ do të dal në pension. Hartimi i kësaj marrëveshje është shprehje e qartë e vullnetit politik. Është një ditë fitorje pasi përmbushet e gjithë njohja e periudhës së tyre. Kjo marrëveshje tregon për marrëdhëniet e shkëlqyera historike ndërmjet dy vendeve.’- tha Ibrahimaj.