Ish-presidenti Ilir Meta zhvilloi sot mbledhjen e parë të Komitetit Organizativ të Partisë së Lirisë, ku tha se po punon në tre drejtime; denoncimi i korrupsionit, hapja e partisë dhe përgatitja për qeverisje.
“Unë nuk vë baste, por bëj betim. Bëra edhe shqiponjën në fund në shenjë respekti dhe në partinë e re të Lirisë kemi prapë shqiponjën, se jemi popull shqiponjash dhe jo lepujsh.
Nga sot, ju bëj të ditur që do të punojmë në tre drejtime; revolucioni anti-korrupsion, duke hapur partinë dhe e treta qeverisja e vendit, përgatitja.
Dy të parat do të jenë detyrat kryesore, e treta do të jetë e imja dhe e zotit Nesho, profesor Petraqit dhe të tjerëve që do të bashkohen.
Prokurorët marrin trefishin e presidentit 6 mln lekë dhe jo të ecin me hapin e breshkës” tha ai.